0Arka e shtetit është bosh, rënia ekonomike po vazhdon, borxhi shtetëror po rritet tre herë, buxheti për vitin 2010 mungon, thuhet në mesazhin e Kryeministrit të Ukrainës Nikollaj Azarov drejtuar popullit, të vendosur në siten e qeverisë. Kryeministri konfirmoi, se ai "ka një program të daljes së vendit nga kriza, eksperiencë dhe ekipin, i cili mund ta realizojë atë me sukses". Detyrë të radhës së parë Azarov konsideron përpurimin dhe miratimin e buxhetit real, nëpërmjet të cilit do të fillojë zgjidhja e detyrës kyçe, asaj të likuidimit të varfërisë.