0Rusia mundi të ruante vitin e kaluar vëllimin e arritur më parë të eksportit të produkteve të destinacionit të dyfishtë. Ai përbëri 6,36 miliardë dollarë. Siç njoftoi Nënkryeministri Sergei Ivanov, kjo u bë për garantimin e zgjerimit të gjeografisë së furnizimeve. Vitin e kaluar Rusia shiti produkte në 86 vende, që përbëjnë 24 vende më shumë, se në vitin 2008. Ivanov mendon, se Rusia e ka të domosdoshme të forcojë pozitat e veta në tregjet botërore të mallrave dhe shërbimeve të teknologjisë së lartë.