Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin


Organet e ruajtjes së rendit të gjashtë vendeve të BE zhvilluan një operacion me përmasa të gjera dhe arrestuan 69 kriminelë, të cilët i përkisnin "mafias gjeorgjiane". Anëtarët e saj pastronin paratë e pista, merreshin me kontrabandë armësh, me trafikim ilegal droge, vjedhje dhe planifikime vrasjesh. Përbërja e "mafias gjeorgjiane", e kryesuar nga "hajduti i njohur në ligj" ("hajdutë në ligj" quhen autoritetet e botës kriminale, ordinerëve, të cilët jetojnë sipas kanunit të ligjeve të pashkelshme të saj) Kahaber Shushanashvili, është internacionale. Në të hyjnë edhe shtetas nga ish republikat e Bashkimit Sovjetik. Prandaj në një sërë mjetesh të informmimit masiv fillimisht u duk informacioni mbi arrestimin e "mafias ruse" - pikërisht kështu janë mësuar të huajtë ti quajnë grupime të tilla. Parlamentari rus, anëtari i Komitetit për sigurimin i Dumës Shtetërore të Rusisë Aleksandër Gurov tashmë që prej shumë vitesh me radhë merret me këtë çështje dhe indinjohet tej mase kur përdoret një term i tillë. "I gjithë ky konglomerat kriminal duhet të quhet "mafia e kuqe", thekson Aleksandër Gurov: "Sipas të gjitha hulumtimeve kriminologjike - mafia ruse nuk etnikisht ekziston. Ka përfaqësues të veçantë të grupimeve banditeske. Kur merresha me shkrimin e librin mbi krimin e organizuar në Bashkimin Sovjetik në vitin 1995, unë mendoja se si ta titulloj atë. Kjo gjë ishte tejet e vështirë, sepse në grupimet e organizuara kriminale "hajdutë në ligj" rusë janë vetëm 30 %, pjesa tjetër janë gjeorgjianë. Atëherë unë e huazova këtë emërtim nga gjermanët - "mafia e kuqe". Konglomerati kriminal e ka prejardhjen e vet nga ish republikat sovjetike. Kryesisht këta janë "hajdutë gjeorgjianë në ligj", të cilët kanë thurur një rrjet të tërë. Lind natyrshën pyetja: Po pse ata i quajnë "mafia ruse"?  Së pari, sepse kështu u vjen më për mbarë, më shkurt, meqenëse i bie gjatë të  shkruhet - person rusishtfolës me origjinë nga Gjeorgjia. Por asnjë profesionist normal nuk do të thotë kurrë se kjo është "mafia ruse". Iniciatore e operacionit me përmasa të gjera bë Spanja. Pikërisht në këtë vend Kreu i bandës Shushanashvili drejtonte bashkëfjatorët, bashkëpunëtorët e vet, duke iu paguar honorare të mëdha për krimet e kryera në territorin e Europës. Iniciativën e Spanjës e mbështetën edhe vendet e tjera: Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, Franca. Hetimi i veprimtarisë së bashkësisë kriminale zgjati disa muaj: bashkëpunëtorëve të organeve të ruajtjes së rendit u duhej të përcaktonin metodat e tyre të punës dhe kanalet e financimit. Aleksandër Gurov mendon, se edhe vendet e tjera, ndër të cilat dhe Rusia, ia vlen të marrin parasysh metodikën e organizimit të operacioneve të tilla dhe mrekullohet nga profesionalizmi i organeve të ruajtjes së rendit të shteteve europiane, ku sillen mjaft seriozisht ndaj problemit që ka të bëjë me strukturat kriminale. Mafian ndërkombëtare do ta "spostojnë" patjetër, si përfundim, nga vendet që luftojnë bashkarisht kundër saj, shprehet me bindje të plotë Aleksandër Gurov.