0Ambasadori i Francës në Gjeorgji Eric Fournier i dërgoi një letër të hapur Drejtorit të përgjithshëm të kompanisë televizive "Imedi", në të cilën shprehu habinë e vet në lidhje me përmendjen e emrit të tij në reportazhin e rremë të 13 marsit mbi intervencionin imagjinar të Rusisë në Gjeorgji dhe kërkoi që ti dërgohet atij origjinali i këtij materiali. Fourier deklaroi gjithashtu, se pajtohet plotësisht me mendimin e Ambasadorit të SHBA-s , i cili e quajti këtë reportazh të papërgjegjshëm dhe shumë të largët nga standartet gazetareske. Sipas mendimit të njërës prej liderëve të opozitës Nino Burxhanaxe, telefalsifikimi u ideua dhe u realizua me urdhër të Presidentit Mihaill Saakashvili.