0Presidenti dhe Kryeministri i Rusisë uruan me rastin e 75 vjetorit aktorin, regjizorin, skenaristin, recituesin dhe shkrimtarin Sergei Jurski, i cili kremton tre jubile njëherësh: 75 vjetorin e ditëlindjes, 55 vjetorin e punës në skenë dhe 30 vjetorin e pjesëmarrjes në trupën e Teatrit të Moskës me emrin Mossovet. Në darkë do të zhvillohet një mbrëmje artistike dedikuar mjeshtrit. Para se të vinte në Moskë, gjatë 20 vjetësh Jurski pat luajtur në Teatrin e Madh Dramatik të Peterburgut nën udhëheqjen e Grigori Tovstonogovit. Paralelisht ai ka luajtur në filma dhe ka marrë pjesë aktivisht në estradë. Rolet e tij më të njohura në filmat artistikë janë "Республика ШКИД" (Republika SHKID), "Золотой теленок" (Viçi i artë), "Место встречи изменить нельзя" (Vendi i takimit nuk mund të ndryshojë) dhe "Любовь и голуби" (Dashuria dhe pëllumbat).