0Krerët e MPJ të Rusisë dhe Turkmenisë, përkatësisht, Sergei Lavrov dhe Rashid Meredov nënshkruan programin e bashkëpunimit të dikasterëve të tyre për këtë vit. Ky program përfshin praktikisht të gjitha çështjet e bashkëveprimit, deklaroi Lavrov. Duke folur për takimin me Presidentin Gurbangulli Berdimuhamedov, Ministri njoftoi se në të u konfirmua karakteri strategjik i marrëdhënieve dypalëshe. Sipas fjalëve të tij, u diskutuan bashkëpunimi në pellgun e Kaspikut dhe puna e përbashkët në OKB, situata në Afganistan dhe lidhjet humanitare.