0Kompania Nord Stream AG, që është njëkohësisht edhe operator i gazsjellësit me të njëjtin emër me itinerar nga Rusia në Europë, mori kredi me shumë prej 3,9 miliardë eurosh. Këtë kredi e dhanë 26 banka nën garancinë e agjencive eksportuese kreditore nga Gjermania dhe Italia, njoftoi gazeta britanike "Financial Times". Siç deklaroi drejtori financiar i Nord Stream Poll Korkoran, ndërtimi mund të fillojë tashmë që muajin tjetër.