0Policët e gjashtë vendeve europiane zhvilluan një operacion për kapjen e anëtarëve të mafias gjeorgjiane. Në Spanjë, Austri, Gjermani, Zvicër, Francë dhe Itali janë arrestuar 69 veta. Pjesa më e madhe e mafiozëve - 24 persona - u arrestuan nga policia spanjolle, e cila dhe u bë iniciatore e këtij operacioni nën emrin e koduar "Java". Të arrestuarit akuzohen për pastrim parash të pista, ushtrim shantazhi, trafik armësh dhe droge, planifikime vrasjesh, njofton kanali televiziv "Rossia".