0Kreu i qeverisë së Rusisë Vladimir Putin do të shkojë me një vizitë pune në Bjellorusi ku do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave të Shtetit të Bashkuar, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë ruse. Në mbledhjen në fjalë "planifikohet të diskutohet i gjithë kompleksi i çështjeve të bashkëveprimit praktik të ekonomive të të dy vendeve në kuadrin e Shtetit të Bashkuar, ecuria e thellimit të procesit të integrimit".