Në kuadrin e aksionit "Dua të shkoj në shtëpi" peterburgasve u propozojnë të marrin jo vetëm qentë dhe macet nga strehimoret, por edhe maçokët nga Pallati i Dimërit. Për këtë njofton radiostacioni "Eho e Moskës". Ky aksion do të zhvillohet në 20 mars. Sipas fjalëve të bashkëpunëtorëve të muzeut, në Ermitazh mund të "punojnë" njëkohësisht jo më shumë se 50 maçokë dhe mace. Por në muze rregullisht hedhin kafshë pjesërisht për shkak të thashethemeve që qarkullojnë në lidhje me atë, se nuk mjaftojnë maçokët për gjuajtjen e minjve në muze. Maçokët u dukën në Pallatin e Dimërit që në kohën e Perandoreshës Ekaterina e II-të. Gjuajtësit e parë të minjve i sollën në Peterburg nga Kazani.

Rusia është shpallur lidere europiane për nga numri i miliarderëve. E kryesoi listën e personave më të pasur të vendit sipërmarrësi Vladimir Lisin, duke spostuar në vendin e dytë liderin e vitit të kaluar të rejtingut të revistës "Forbes" midis rusëve Mihaill Prorohov. I treti sipas vëllimit të pasurisë midis bashkatdhetarëve tanë u rendit Mihaill Fridman. Në krahasim me vitin e kaluar numri i miliarderëve të "dollarëve" në Rusi u rrit 2 herë, nga 32 deri në 62. Përveç kësaj, rusët u ngjitën në disa rreshta në rejtingun e përgjithshëm botëror. Për shembull, lideri i rejtingut Vladimir Lisin për një vit bëri një hop të madh, duke u ngjitur në vendin e 32-të nga vendi i 93-të që zinte vitin e kaluar, kurse Mihail Fridman renditet në vendin e 42-të nga vendi i 71, në të cilin renditej vitin e kaluar.

Qytetarja e Gjeorgjisë Antisa Hviçava, e cila në korrik të vitit 2010 do të mbushë 130 vjeç, pretendon për titullin e femrës më të vjetër në botë, njofton Agjencia Associated Press. Banorja e fshatit gjeorgjian Saçino lindi më 8 korrik të vitit 1880, gjë për të cilën dëshmon shënimi në pasaportën e saj të modelit sovjetik. Se ku qëndron sekreti i jetëgjatësisë së saj, nuk e dinë bile as stërnipërit e Antisa Hviçava. Ajo ka jetuar si gjithë bashkëfshatarët e tjerë, kurrfarë kushtesh të veçanta jetese ajo nuk ka patur. Sipas të dhënave të Qendrës Amerikane të Gerantologjisë, personi më i vjetër në Tokë, i shpallur zyrtarisht në momentet aktuale, është qytetarja e Japonisë Kama Tinen, mosha e së cilës përbën 114 vjeç. Së shpejti Antisa Hviçava mund ta thyejë këtë rekord.