0Vemendja e komunitetit europian, si dhe më parë, mbetet e fokusuar në zhvillimin të situatës në Greqi. Kriza e thellë ekonomike dhe gjendja e paradefolltit, në të cilën u gjend ky vend, si dhe trazirat sociale i detyruan anëtarët kyçë të BE, Gjermaninë dhe Francën, të marrin vendimin mbi dhënien e një ndihme të madhe financiare Greqisë. Në momentet aktuale dihet, se Franca dhe Gjermania do ti japin një ndihmë financiare prej 30 miliardë eurosh Greqisë. Sipas informacionit që disponohet, Banka Qendrore Europiane miratoi planin e veprimeve. Grafikun e dhënies së ndihmës ekspertët e quajnë "të butë". Realizimi i tij në jetë do të fillojë në pushimet e festës së Pashkëve. Ndërkaq autoritetet e Gjermanisë duan të tërheqin sa më pak vëmendjen e publikut ndaj këtij problemi: siç dihet, gjermanët në pjesën më të madhe të tyre dolën kundër dhënies së ndihmës Greqisë. E megjithatë çështjet e prestigjit të eurozonës dhe stabilitetit në kontinent anuan në pjatën e peshores. Por, mjetet që do të jepen deri në fund të vitit zorr se do të arrijnë ta thyejnë situatën dramatike që është krijuar në këtë vend, mendon politologu i njohur rus Boris Shmeljov: "30 miliardë dollarë janë para e madhe për Greqinë, por këtë vit ajo duhet tu paguajë vendeve kreditore dhe strukturave të tjera financiare rreth 50 miliardë euro. Kështu që kjo paketë ndihme nuk i zgjidh dot të gjitha problemet, por megjithatë mund ta lehtësojë disi situatën. Logjika e ngjarjeve, si përfundim, tregoi se Greqia nuk do të lihet në mëshirë të fatit, nuk do të lihet vetëm për vetëm me problemet e saj. Dhe asaj si anëtare e BE megjithatë do ti jepet ndihmë, pasi në rast të kundërt defollti i mundshëm i Greqisë do të çonte në minimin e autoritetit të gjithë organizatës, do të ushtronte ndikim negativ në kursin e euros dhe do të dobësonte pozitat e BE në ekonominë dhe politikën botërore", u shpreh Boris Shmeljov. Aktualisht po bëhet mëse e qartë, se puna e strukturave të BE kërkon përsosje. Ka shumë mundësi që të ndryshojë në mënyrë të qenësishme politika e BE në drejtim të rreptësimit të kontrollit mbi organet mbikombëtare të qeverive të vendeve anëtare. Meqë ra fjala, ky problem është diskutuar me kohë, ndër të tjera edhe gjatë kohës së nënshkrimit të Traktatit të Lisbonës. Për shkak të kësaj dhe lindën atëherë divergjencat brenda për brenda vetë BE. Në veçanti, Çekia në fillim nuk donte ta nënshkruante dokumentin. E megjithatë situata dhe logjika e integrimit të BE kërkon pikërisht lançimin e mekanizmave të tillë.