0"Gazprom" filloi shpimin e parë kërkimor të pusit në Afrikë. Sipas kontratës me Agjencinë Kombëtare të naftës dhe gazit të Algjerisë në zonën El-Assel do të hapen 4 puse, theksuan në këtë kompani. Sipas parashikimeve paraprake, shpimi i parë planifikohet të përfundojë në qershor, kurse tre të tjerët në dy vitet e afërta. Njëkohësisht "Gazprom" po zhvillon kërkime të zgjeruara të vendburimeve të tjera të gazit natyror në zonën e licenzuar. Rezervat e gazit natyror në Algjeri përbëjnë 4,5 trilionë metra kub.