0Kreu i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso e quajti programin e arritjes së stabilitetit dhe rritjes ekonomike, që u propozua nga qeveria e Portugalisë, si të tillë që  "meriton mirëbesim". Duke marrë fjalën në Universitetin e Lisbonës ai theksoi rëndësinë e "konsensusit të gjerë" gjatë realizimit të këtij programi. Ekonomistët e konsiderojnë Portugalinë të dytën pas Greqisë "hallkë të dobët" të zonës së euros. Qeveria portugeze, e kritikuar rreptë në BE për deficitin e buxhetit dhe borxhin shtetëror, propozon masa të rrepta ekonomike. Ndër to parashikohen: ngrirja e pagave dhe pensioneve, anulimi i favorizimeve tatimore dhe shitja e pronësisë së shtetit në kompanitë e mëdha.