0Patinatori i njohur rus Eugjeni Plushenko konfirmoi synimin e vet për pjesëmarrje në Olimpiadën e vitit 2014 në Sochi. "Unë dua të vazhdoj sportin tim të adhuruar-patinazhin, të debutoj në Sochi 2014. Kjo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe do të kërkojë shumë punë, por megjithatë është e mundur", u shpreh Plushenko gjatë takimit të Presidenti të Rusisë Dimitri Medvediev me pjesëmarrësit olimpikë. Plushenko nuk mori pjesë në gara pas fitores së medaljes së artë në Torino në vitin 2006. Duke u kthyer në sportin interesant të patinazhit në akull në vitin 2009, 27 vjeçari rus u bë fitues i medaljes së argjendtë në Lojrat Olimpike në Vankuver.