Shkarko audiofailin


Sipas të dhënave të Kompanisë Ndërkombëtare kërkimore Synovate

0, klientët e bankave ruse e ndjejnë veten më të pambrojtur nga dukuritë e krizës. Këtë e pranuan gati 40% e të të anketuarëve. Më pak persona me ndjesi të tillë rezultuan në Arabinë Saudite - gjithësej 4%. Fakti, se një çikë më pak se gjysma e klientëve të organizatave kreditore ruse deklaruan mbi druajtjet e veta përkatësisht gjendjes së tyre financiare, është mjaft i çuditshëm, vë në dukje

botimi "RBK Daily"

0. Sepse sektori bankar i vendit e përjetoi krizën pa humbje të veçanta. Asnjë bankë e madhe nuk u largua nga tregu, kurse ato banka që provuan probleme mbi kurrizin e vet u mbështetën dhe u shëndoshën nga Agjencia për sigurimin e depozitave ose morrën mbështetje nga Banka për zhvillim. Banka Qendrore, nga ana e vet, për zbutjen e pasojave të krizës i dha sektorit bankar mjete të mjaftueshme financiare. Sipas të dhënave të sondazhit të Kompanisë Ndërkombëtare kërkimore Synovate, në Rusi vërehet një nivel mjaft i lartë besnikërisë, besimit të klientëve ndaj bankave (54% e respondentëve). Sipas këtij treguesi vendi mbetet pas vetëm Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Është tejet evidente, se të tre liderët përkatësisht këtij treguesi janë vende me rezerva jashtëzakonisht të mëdha nafte. Përveç kësaj, pyetjes "Se ku do të preferonit ju ta shpenzonit shumën prej 1 milionë eurosh, në qoftë se do ta kishit atë në duar?"- gati gjysma e respondentëve rusë u përgjigj se do të blente me të pasuri të patundshme. Në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite pjesa dërmuese e respondentëve "votoi" pro hapjes së biznesit të ri. Ekspertët venë gjithashtu në dukje mosbesimin kronik të shumë qytetarëve rusë ndaj kartave plastike. Shumë prej tyre, si dhe më parë, preferojnë ti kenë paratë në dorë (in cash), ti ruajnë ato në shtëpi.

Komentimi i artikullit të ditës

Drejtori i Institutit të politikës sociale të Shkollës së Lartë Ekonomike Sergei Smirnov mendon, se në radhët e brezit të tanishëm të qytetarëve rusë kartat plastike nuk do të gëzojnë popullaritet. "Unë mendoj, se do të jetë e pamundur të korrektohet kjo psikologji e qytetarëve rusë ndaj jetës. Sepse pjesa dërrmuese e popullsisë ka jetuar në periudhën sovjetike. Dhe mua më duket, se ndryshimi i mentalitetit ndaj problemit të sipërpërmendur do të ndodhë vetëm pas ndërrimit të brezave. Domethënë mbas 15-20 vjetësh. Atëhere Rusia do ti afrohet realisht botës normale, perëndimore. Është e domosdoshme njëfarë periudhe e caktuar "karantine". Dhe në këtë rast zor se do funksionojnë gjithfarë metodash të dhunshme e provokuese. Psikologjia e rusëve është krejtësisht tjetër. Në fakt duhet thënë, se publikimet e shumta në mjetet e informimit masiv përforcojnë bindjen e qytetarëve rusë të brezit të vjetër në lidhje me atë, se nuk ia vlen ti zihet besë kartave plastike", konkludon Drejtori i Institutit të politikës sociale të Shkollës së Lartë Ekonomike Sergei Smirnov.