0Fillimi i bashkëpunimit për ruajtjen e mjedisit rrethues në kuadrin e projektit të BE "Black Sea Synergy" (BSS) do të marrë start në Bruksel, ku u hap konferenca dyditore, njoftoi Agjencia RIA Lajmet. "Black Sea Synergy" (BSS)  paraqet një politikë të re strategjike të BE ndaj vendeve të rajonit të Detit të Zi dhe është pjesë përbërëse e politikës së fqinjësisë të Europës. Qëllimi i partneritetit rajonal për ruajtjen e mjedisit rrethues është kërkimi i qendrimeve e pozitave të përbashkëta për BE dhe fqinjët e vet të rajonit të Detit të Zi në zgjidhjen e problemeve ekologjike.