Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

 


65 vjet më parë, më 16 mars të vitit 1945, filloi operacioni ofensiv i Ushtrisë Sovjetike për marrjen e Vjenës. Hitleri dhe rrethi i ngushtë i tij nuk kishin ndërmend ta dorëzonin pa luftë kryeqytetin e Austrisë. Goebbels kërcënohej "ti hidhte rusët" në Danub. Luftimet për marrjen e Vjenës vazhduan plot një muaj, kujton pjesëmarrësi i Luftës së Dytë Botërore, Doktori i shkencave historike Oleg Rzheshevskij: "Lufta në Europë po i afrohej fundit. Ushtria e Kuqe ndodhej vetëm 60 kilometra larg Berlinit. Trupat e SHBA-s dhe Britanisë së Madhe mësynin nga Perëndimi. Por ia vlen bashkë me këtë të fshihet fare si version që nuk qendron, si i pavërtetësishëm i disa historianëve perëndimorë ai, se betejat përfundimtare të Ushtrisë së Kuqe ishin operacione që kishin për qëllim asgjesimin total të armikut tashmë të shpartalluar. Por kjo nuk është aspak kështu", tha Oleg Rzheshevskij. 7 vjet nën thundrën e okupacionit gjerman u bënë periudha më e zymtë në historinë e autriakëve. Në mars të vitit 1938 Hitleri deklaroi mbi atë, se Austria përfshihet në përbërjen e Rajhut (perandorisë). Protestën e Bashkimit Sovjetik, i cili i vlerësonte këto veprime si agresion, fuqitë perëndimore nuk e mbështetën. Pas çlirimit të Vjenës më 13 prill të vitit 1945 njëri prej politikanëve austriakë, Presidenti i parë i pasluftës i vendit Karl Renner thotë: "Hitlerianët nuk na bashkuan ne, por na robëruan... Ata likuiduan të gjitha organet tona qendrore..., na ndaluan ne gjithëfarë vetadministrimi. Ata çuan në Berlin gjithë rezervat e arit të Bankës sonë qendrore, i nënshtruan kontrollit gjerman të gjitha organizatat e mëdha ekonomike". Në vend iu nënshtruan përndjekjeve e raprezaljeve rreth 1 milionë veta, gati 100 mijë u ndodhën të hedhur pas telave me gjemba të kampeve të përqendrimit.  Sipas disa të dhënave, deri në 1,5 milionë austriakë u rekrutuan nga Vermahti (Wehrmacht) dhe u detyruan të luftojnë në anën e Hitlerit. Fashistët minuan shumë monumente historike dhe arkitektonike të kryeqytetit austriak, ndër të tjera edhe tempullin kryesor katolik - Katedralen e Shën Stefanit. Ushtarët sovjetikë ua prishën planet hitlerianëve. Heroizmi i tyre lejoi ruajtjen e një prej qyteteve më të bukur të Europës. Në vitin 1945, pavarësisht nga të gjitha mesazhet e përçuara nga komanda gjermane, banorët e Vjenës jo vetëm që nuk i bënë rezistencë trupave sovjetike, por dhe morrën pjesë në luftën kundër okupatorëve hitlerianë. Republika Austriake si shtet i mëvetësishëm, i pavarur dhe demokratik u arrit të rivendoset falë vendimeve të Konferencës së Krimesë (e cila njihet ndryshe edhe me emrin Konferenca e Jaltës) në vitin 1945. Pas luftës midis Austrisë dhe Bashkimit Sovjetik, kurse më pas edhe Rusisë u vendosën marrëdhënie miqësore. Ne e vlerësojmë mjaft lart atë vemendje që i kushtohet prej autoriteteve austriake dhe popullsisë përkujdesjes ndaj varrezave të luftëtarëve të rënë sovjetikë. Në vitin 1945 në Moskë u themelua medalja "Për marrjen e Vjenës". Ajo i dorëzohej pjesëmarësve të drejtpërdrejtë të sulmit për marrjen e kryeqytetit austriak. Këtë medalje e merituan më tepër se 270 mijë rusë.