Shkarko audiofailin


0 Kurrë ndonjëherë më parë në histori asnjë vend në planet nuk ka prodhuar kaq shumë drogë se sa Afganistani. Aktualisht në këtë vend "prodhohet", në qoftë se mund të shprehemi kështu, 2 herë më shumë se ç'është prodhuar 10 vite më parë në gjithë botën. Nga ky vend furnizohen më tepër se 90% e gjithë narkotikëve vdekjeprurës që qarkullojnë në mbarë botën. Sipërfaqja e të mbjellave të lulekuqes së opiumit në Hindukush tejkalon përmasat e plantacioneve ekzistuese në Bolivi, Kolumbi dhe Kili të marra së bashku. Që nga fillimi i operacionit antiterrorist prodhimi i drogës në Afganistan u rrit, sipas të dhënave të ndryshme, deri në 44 herë. Këto shifra që trondisin imagjinatën tingëlluan në sesionin e 53-të të Komisionit të OKB-së për drogën, që po zhvillohet në Gjenevë. Në qendër të vemendjes së forumit ishte çështja që kishte të bënte me përpunimin e planit të veprimeve të përbashkëta në luftën kundër rrezikut kërcënues botëror të drogës, masa më e madhe e të cilit i bie për pjesë Hindukushit. Sipas të dhënave zyrtare, 1/3 e heroinës afgane kalon në Europë nëpërmjet territorit të Rusisë. Problemi i luftës kundër rritjes së narkomanisë në vend është bërë aktualisht një ndër detyrat prioritare të shtetit. Çdo ditë nga e ashtuquajtura "vdekje e bardhë" gjejnë vdekjen nga 30 mijë qytetarë të Rusisë - shifër kjo 2 herë më e lartë se sa humbjet e Bashkimit Sovjetik për 10 vitet e veprimeve luftarake në Afganistan. Prandaj ishin kaq të rrepta vlerësimet dhe konkluzionet që përmbahen në raportin e Drejtuesit të Shërbimit Federal të Rusisë për kontrollin ndaj drogës Viktor Ivanov, me të cilin ai doli në forum. Shqyrtimi i rrezikut kërcënues të drogës afgane vetëm në rolin e "shtojcës" së operacionit antiterrorist, sipas fjalëve të tij, çoi në rritjen e problemit deri në përmasa planetare. Dhe ja, në një sfond të tillë, siç u bë e ditur, partnerët kryesorë  në NATO - SHBA-s- vendosën të heqin dorë nga gjëja më kryesore në luftën kundër rrezikut të drogës në Hindukush - nga likuidimi i të mbjellave të lulekuqes së opiumit. Shkak i kësaj gjoja është joefektiviteti i kësaj metode. Në Moskë nuk janë aspak dakort me një konkluzion të tillë. Lufta kundër formacioneve të armatosura të talibanëve, dhënia e ndihmës për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe likuidimi i "fabrikave" të prodhimit të heroinës dhe plantacioneve që i ushqejnë ato duhen bërë në kompleks. Një mendimi të tillë i përmbahet, në veçanti,  edhe Përfaqësuesi i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin: "Ne jemi të gatshëm ti japim ndihmë qeverisë së Afganistanit dhe Forcave Ndërkombëtare të garantimit të sigurimit në Afgaistan, - thotë Dimitri Rogozin, - vetëm me kusht të likuidimit të laboratoreve të prodhimit të drogës, bllokimit të aksesit ndaj preparateve, pa të cilat opiumi nuk mund të shndërrohet në heroinë, e shumë të tjera..., tha ai. Siç deklaroi në intervistën e vet dhënë mjeteve ruse të informimit masiv Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun në lidhje me vizitën e planifikuar për 17-19 marsin në Moskë, lufta kundër narkotrafikut afgan është një ndër elementët më të rëndësishëm në garatimin e paqes dhe stabilitetit në Afganistan. Dhe ai ka ndërmend të diskutojë me udhëheqjen ruse problemin e e rrezikut kërcënues të drogës që vjen nga Hindukushi. Po për këtë do të bëhet fjalë edhe në mbledhjen e Këshillit Rusi-NATO të 24 marsit. Kurse në muajin maj Parlamenti Europian do të dëgjojë raportin special kushtuar kësaj çështjeje. Rusia po i ndërmerr hapat e veta në këtë drejtim. Radhën e kanë tani partnerët perëndimorë.