0Rusia është e gatshme për dialog në lidhje me zgjidhjen e problemeve të Arktikës me të gjitha vendet e rajonit. Për këtë deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në mbledhjen e parë të Këshillit të Administratorëve të Shoqërisë Gjeografike Ruse. Kryeministri theksoi veçanërisht, se të gjitha veprimet e Rusisë në Arktikë janë në përputhje të plotë me legjislacionin ndërkombëtar. "Ne punojmë në kuadrin e të drejtave të formuluara nga OKB dhe mbi bazë të të Drejtës vepruese Detare", shtoi Putin. Ai përmendi, se në bazë të çfarëdo vendimesh juridike ndërkombëtare qëndrojnë studimet shkencore, të cilat Rusia po i zhvillon aktualisht.