0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev u dorëzoi medalje shtetërore pjesëtarëve të skuadrës përfaqësuese olimpike të Rusisë, të cilët fituan medalje në Lojrat në Vankuver. Ceremonia solemne u zhvillua në Kremlin. Duke vënë në dukje suksesin e sportistëve, Medvediev premtoi se do të analizohen imtësisht shkaqet e mossuksesit të përgjithshëm në Lojrat Olimpike. Kryetari i shtetit theksoi, se sporti rus ka "potencial shumë të mirë". "Dhe dihet, se ne kemi akoma mjaft kohë që të paraqitemi në Olimpiadën në Sochi me një përbërje të mirë dhe në formë shumë të mirë", tha me bindje Presidenti. "Aq më tepër, që kjo është Olimpiada jonë, kurse në shtëpi, siç dihet, edhe muret të ndihmojnë", u shpreh Dimitri Medvediev.