0Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton i vëren me mjaft optimizëm perspektivat e përfundimit të Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Sipas fjalëve të saj, marrëveshja e re duhet të jetë më ekonomike dhe më e thjeshtë se sa ajo paraardhëse. Në Uashington e quajnë si të pavend, të papërshtatshme ndërlidhurinë e Mbrojtjes Antiraket (MAR) me Traktatin e ri për ASO. "Çdo çështje duhet të shqyrtohet e marrë në veçanti", - tha ajo. Në Uashington do të dëshironin të kishin marrëdhënie produktive pune me Rusinë. "Në të njëjtën kohë ne e kuptojnë për mrekuli, se midis nesh mund të ekzistojnë edhe mosmarrëveshje", - vuri në dukje Clinton. Afrimi i popujve të Rusisë dhe SHBA-s është i mundur vetëm me ekzistencën, prezencën e vlerave të përbashkëta, deklaroi Hillary Clinton në intervistën  e vet publikuar në revistën "The New Times".