0Subjekti i trilluar i kompanisë televizive gjeorgjiane "Imedi" për "intervencionin rus" në Gjeorgji pati karakter provokues, rriti shkallën e tensionit në Kaukaz dhe i shkaktoi dëm sigurisë dhe stabilitetit në rajon, deklaroi përfaqësuesi i MPJ të Rusisë Andrei Nesterenko. Në Moskë shpresojnë, se vëzhguesit europianë që punojnë në Gjeorgji, si dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, do ti japin një vlerësim principial kësaj gjëje, tha ai. Reportazhin e trilluar të kanalit televiziv gjeorgjian "Imedi" Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë BE Vladimir Çizhov e quajti tallje ndaj popullit gjeorgjian. Sipas fjalëve të tij, Saakashvili në këtë mënyrë po zhvillon fushatën paraelektorale dhe po lufton me opozitën gjeorgjiane. Këtë provokim e dënuan jo vetëm në vetë Gjeorgji, por dhe jashtë kufijve të saj.