0Në Moskë do të rindërtohet pallati prej druri i Mbretit Aleksei Mihajlloviçit, Cari i dytë rus nga dinastia e Romanovëve. Kompleksin madhështor prej disa kullash, të ngitura në mesin e shekullit të XVII-të, bashkëkohësit e quanin "Mrekullia e tetë e botës". Për shkak të vjetërsisë pallati u prish 200 vjet më vonë, nuk mbetën kurrfarë dokumentesh, përveç disa projekteve. Kryeveprën e arkitekturës prej druri e rindërtuan brenda një periudhë tre vjeçare. Specialistët vënë në dukje, se "Kompleksi i tanishëm është rindërtim. Në këtë projekt është përdorur edhe fantazia. Por pamja e origjinalit është ruajtur megjithatë".