Zëri i Rusisë Rusia zë vendin e dytë në botë përkatësisht vëllimeve të eksportit të llojeve kryesore të zakonshme (konvencionale) të armatimeve për periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2009, njofton gazeta britanike "The Guardian". Pjesa e saj në tregun e armatimeve konvencionale përbën 23%. Lidere të shitjeve, si dhe më parë, mbeten SHBA-s që zenë 30% të tregut. Në pesëshen e parë të eksportuesve kryesorë hyjnë: Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe. Vëllimi i përgjithshëm i shitjeve të armatimeve për këto 5 vitet e fundit u rrit gati 22%.