Zëri i Rusisë Konkursi i 9-të ndërkombëtar i vokalistëve "Bilbili i qelibartë" po starton në Kaliningrad (rajonin më perëndimor të Rusisë". Interpretuesit me moshë deri në  35 vjeç prej 11 vendeve të botës - Rusia, SHBA-s, Franca, Kanadaja, Bjellorusia, Abkhazia, Armenia, Kazakistani, Letonia, Lituania dhe Estonia do të masin forcat e veta në mjeshtërinë e vokalit të dhomës. Këtë vit konkursi eliminator u zhvillua në New York, gjë kjo që e zgjeroi në mënyrë të qenësishme gjeografinë e tij.