Zëri i Rusisë Rusia ruan pozita prej lidereje në kualifikimin e përgjithshëm ekipor pas dy ditëve të zhvillimit të Paralimpiadës në Vankuver. Medalje ari dhe argjendi fituan në garën me ski në distancën 15 kilometra ulur (në karroca për personat që nuk mund të ecin-invalidë), përkatësisht, Irek Zaripov dhe Roman Petushkov. Për Zaripovin kjo është tashmë medalja e dytë e artë në Vankuver. Deri tani skuadra përfaqësuese e Rusisë ka fituar: 4 medalje ari, 4 argjendi dhe 2 bronzi. Përfaqësuesja e Ukrainës renditet në vendin e dytë, kurse në vendin e tretë - përfaqësuesja e Austrisë.