Zëri i Rusisë Marinarët e anijes Thai Union-3, të cilët u mbajtën peng prej piratëve somalezë më tepër se 4 muaj, u kthyen në Rusi. Sipas fjalëve të marinarëve, e vetmja ndjenjë që provojnë ata është gëzimi i takimit të shumëpritur me të afërmit. Anija u rrëmbye nga piratët më 29 tetor të vitit 2009 në Oqeanin Indian, jo larg brigjeve të ishujve Seychelles. Sipas të dhënave të Internet-botimit "Buletini detar", piratët morrën një "shpërblesë fort të mirë", të cilën vetë piratët e vlerësojnë jo si shpërblesë, por si gjobë për peshkimin e paligjshëm në ujrat e vendit të tyre.