Shkarko audiofailin


0 "Reportazhi special" i televizionit gjeorgjian mbi intervencionin e Rusisë në Gjeorgji dhe vrasjen e Presidentit Mihaill Saakashvili është informacion provokues i radhës që ndërmerret nga ana e regjimit të presidentit gjeorgjian. Ky është konfirmim i radhës i asaj, se autoritetet në Tbilisi ndjekin si qëllim mbjelljen e përçarjes, ndërsimin kundër njëri tjetrit të popujve vëllezër, krijimin e situatës së mbarsur me tension në gjirin e shoqërisë sipas skenarit të vitit 2008, apotheozë e të cilit u bë sulmi i pabesë i Gjeorgjisë ndaj kryeqytetit të Osetisë së Jugut - Chinvali. Në këtë mënyrë e komentuan në Rusi "kryeveprën" e gazetarisë televizive të transmetuar të shtunën nga kanali televiziv gjeorgjian "Imedi". Programi gjysmë orësh mbi intervencionin ushtarak të Rusisë me përshkrimin mbresëlënës e me mjaft kolorit të bombardimeve të aeroporteve dhe porteve detare të Gjeorgjisë, vrasjen e Presidentit Mihaill Saakashvili dhe rrëmbimin e pushtetit prej opozitës u transmetua nga kanali televiziv që ndodhet nën kontrollin e autoriteteve në Primetime e mbrëmjes. Për të qenë të paanshëm e të drejtë, duhet të themi, se fillimisht në ekran regëtiu paralajmërimi, se ky është "reportazh special mbi zhvillimin e mundshëm të ngjarjeve". Por shumica e teleshikuesve nuk e vunë re këtë dhe e perceptuan programin si njoftim mbi ngjarjet reale. Vërtet, pak më vonë Sekretarja e shtypit e presidentit nga po ajo studio u shpjegoi edhe një herë qytetarëve, se gjithçka e parë nga ata nuk ishte gjë tjetër veçse fantazi e gazetarëve. Por qytetarët mosmirënjohës nuk e vlerësuan ashtu siç duhet fluturimin e mendimit kreativ: të indinjuar banorët e Tbilisit dolën nëpër rrugët e qytetit që të shprehnin zëmërimin e vet në lidhje me provokacionin e kanalit televiziv. Përfundim i transmetimit të programit të sipërpërmendur u bë ai, se njerëzit u ndodhën në gjendje shoku të vërtetë, kurse mjekët fiksuan raste infarktesh në radhët e qytetarëve. Tbilisi zyrtar, sigurisht, nuk pranon në kurrfarë mënyre faktin, se kishte dijeni mbi programin që po përgatitej. Por të gjithë e kuptojnë për mrekulli se ky nuk është gjë tjetër veçse një raund i ri i luftës informative që e ka nisur prej kohësh dhe nuk po e rresht deri tani kundër Rusisë Mihaill Saakashvili. Dhe zhvillohet kjo luftë informative, duhet thënë, sipas skenarëve që janë shfrytëzuar mëse një herë nga SHBA-s - vendit, aleat i të cilit është Lideri aktual gjeorgjian. Teknologji të tilla luftrash informative Uashingtoni i ka vënë në provë tashmë përpara shpërthimit të luftrave në Jugosllavi dhe Irak: kjo strategji e tij gjeti më së miri pasqyrim në filmin holivudian me titull "The tail wags the dog" ("Bishti që drejton (luan) qenin"). Në mendime të catuara të shtyn edhe vetë fakti, se dezinformacioni u transmetuan në TV që ditën tjetër pas zhvillimit të mbledhjes së Komisionit Gjeorgji- NATO në Bruksel.

Konstantin Kosaçov: "provokacioni" i regjimit të Saakashvilit

Programi i televizionit gjeorgjian "Imedi", në të cilin u inskenua intervencioni i Rusisë në Gjeorgji, është provokacion nga ana e regjimit të Presidentit gjeorgjian Mihaill Saakashvili, mendon Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Kostantin Kosaçov. Sipas mendimit të tij, tani autoritetet gjeorgjiane po ngrenë tensionin rreth Rusisë, Gjeorgjisë dhe Osetisë së Jugut, analogjik me atë të gjysmës së parë të vitit 2008, para ndërmarrjes së sulmit të pabesë mbi kryeqytetin e Osetisë së Jugut- Chinvali. Deputeti e quajti këtë skenar "lojë primitive". Provokacione të tilla i nevojiten Saakashvilit që ti bindë edhe një herë njerëzit: se Atdheu ndodhet në rrezik, - mendon Kosaçov. "Pas gjithë këtyre përpjekjeve fshihet shpresa për atë, se ose autoritetet osetinianojugore, ose ato ruse do të japin shkas për ti fajësuar ato sërish për tentativë ndërhyrjeje në punët e brendshme të Gjeorgjisë. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Rusia nuk do të reagojë kurrsesi ndaj gjithfarë provokacionesh të kësaj natyre", deklaroi ai.

Përgjigja ndërkombëtare ndaj reportazhit gjeorgjian

Skandali rreth reportazhit provokues të transmetuar nga kanali televiziv gjeorgjian "Imedi" mbi intervencionin imagjinar rus pati jehonë të madhe ndërkombëtare. MPJ e Francës kërkoi të vihen përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë gisht në krijimin e këtij falsifikimi. "Kjo ishte një iniciativë e çuditshme dhe krejtësisht pa vend", - deklaruan në MPJ të Francës. Kryetari i shtetit i Osetisë së Jugut Eduard Kokoiti e quajti programin e shfaqur në TV - provokacion, kurse Presidenti i Abkhazisë Sergei Bagapsh - fryt të një imagjinate të sëmurë. Katolikosi i Gjeorgjisë - Patriarku Ilia i Dytë është tej mase i indinjuar nga veprimet e kompanisë televizive. Njerëzit nuk janë kafshë eksperimentale dhe nuk duhet të bëhen objekt eksperimentesh nga ana e kanaleve televizive, deklaroi ai. Në Gjeorgji mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe opozita kërkojnë ndëshkimin e porositësve dhe ekzekutuesve të provokacionit. Lideri i Partisë Laboriste opozitare Shallva Natellashvili është mëse i bindur, se pas provokacionit televiziv qendron personalisht Presidenti Mihaill Saakashvili. Sipas mendimit të Natellashvilit, ky rast duhet të bëhet shkas për thirrjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në Rusi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s mendon, se "show i së shtunës" u organizua nga patronët, protektorët perëndimorë të Gjeorgjisë. Por është mëse i bindur, se edhe ata do të indinjohen tej mase nga ajo që i lejoi vetes "marioneta e tyre kaukaziane". Vlerësimin veprimeve të Mihaill Saakashvilit, të paprecedentshme për nga mizoria, pamëshirshmëria dhe cinizmi i vet, do të duhet t'ia japë medoemos edhe komuniteti botëror, shprehen me bindje të plotë ekspertët.