Duma Shtetërore e Federatës Ruse në vitin 2010 mund të miratojë amendamentet në ligjin mbi rregullimin e prodhimit dhe qarkullimit të alkoolit në treg. Siç shkruan botimi "Gazeta", në qeveri u zhvillua mbledhja e komisionit për rregullimin e tregut të alkoolit. Përveç çështjeve të përgjithshme që kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, zyrtarët diskutuan edhe problemin mbi vendosjen  e kufizimeve në kohën e lejueshme për shitjen me pakicë të pijeve alkoolike me fortësi më tepër se 15%. Në qoftë se amendamentet do të miratohen, atëhere pije alkoolike mund të shiten në dyqanet në territorin e vendit nga ora 11.00 e deri më 21.00. E megjithatë, nga marrja e masave radikale zyrtarët tani për tani u përmbajtën, duke logjikuar se fillimisht duhet të këshillohen me udhëheqjet e rajoneve. Në momentet aktuale rajonet kanë të drejtë të vendosin në mënyrë të mëvetësishme kohën e tregtimit të pijeve alkoolike. Në territore të veçanta ekziston ligji jo vetëm për kufizimin e kohës së shitjes së alkoolit, por bile edhe ndalimi i plotë i shitjes së pijeve alkoolike ditën e dielë. Po sa efektive do të jetë fushata e re antialkoolike në vendin tonë në realitetin bashkëkohor?

Komentimi i artikullit të ditës 

Ja se ç'mendim shpreh në lidhje me këtë Drejtuesi i programeve mjekësore të Fondit "Jo, alkoolizmit dhe narkomanisë" Sergei Politikin: "Përsa i përket detyrës kryesore, pra, arritjes së minimizimit të përdorimit të alkoolit nga popullsia, ajo ekziston tani për tani vetëm në konceptin antialkoolik. Në marrëveshjen e Komisionit Ndërdikasterial për rregullimin e tregut të alkoolit një pikë e tillë nuk ekziston fare. Unë mendoj, se kjo është një e metë shumë e qenësishme, e cila mund të pasqyrohet në rezultatet e fushatës antialkoolike. Askush nuk e di me saktësi se sa alkool konsumohet nga popullsia ruse. Aktualisht është e rëndësishme të ndërpritet tradita e përdorimit të pijeve alkoolike, e cila është krijuar këto vitet e fundit, me qëllim që rinia të zgjedhë mënyrën e shëndetshme të jetesës. Për shembull, të ndalohet kategorikisht përdorimi i pijeve alkoolike gjithkund, përveç  ndërmarrjeve të specializuara të ushqimit social me licencë për shitje alkooli. Në mënyrë jashtëzakonisht të rreptë duhet të përndiqet pirja e pijeve alkoolike në rrugë, meqenëse një sjellje e tillë krijon stereotipe tek fëmijët dhe adoleshentët. Tani për tani nga shembulli i të rriturve rezulton, se përdorimi i pjeve alkoolike është normë", tha Drejtuesi i programeve mjekësore të Fondit "Jo, alkoolizmit dhe narkomanisë" Sergei Politikin. Sipas mendimit të ekspertit, në radhë të parë ia vlen të mendohet jo për reduktimin e kohës së shitjes së alkoolit, por mbi minimizimin e pikave të shitjes së pijeve alkoolike. Njëfarë lloj rrugëzgjidhjeje mund të bëhej në këtë rast krijimi i dyqaneve të mëdha dhe rritja e konsiderueshme e çmimeve për licencën e alkoolit. Nuk është sekret për askënd, se tregu i produkteve alkoolike i sjell fitime shumë të majme prodhuesve dhe në qoftë se do të bëhet konkurrent dhe konkurrues mekanizmi i marrjes së licencës, atëhere shteti do ta ketë shumë më të lehtë të ushtrojë kontrollin e nevojshëm.