Dita e lirisë së fjalës po zhvillohet sot në Internet me iniciativën e UNESKO-s dhe Organizatës ndërkombëtare "Reporterët pa kufij". Detyrë e saj është tërheqja e vemendjes së shoqërisë ndaj problemit të aksesit të lirë në Internet dhe pa censurë në gjithë botën. Aktiviteti po zhvillohet në site e Organizatës "Reporterët pa kufij". Çdo përdorues i World Wide Web (Rjetit botëror) mund të hyjë në të me qëllim që të shprehë protestën e vet kundër censurës në Internet, me të cilën abuzojnë qeveritë e disa vendeve. Në këtë site ato i pozicionojnë si "armike të Internetit". Në listën e "zezë" të publikuar nga site këtë vit kanë hyrë ato vende, të cilat me metoda nga më të ndryshmet kufizojnë aksesin e qytetarëve të vet për marrjen e informacionit në Internet. Sipas mendimit të Organizatës "Reporterët pa kufij" këto janë: Kina, Kuba, Egjipti, Irani, Mianmar, Koreja e Veriut, Arabia Saudite, Siria, Tunizia, Turkmenistani, Ukbekistani dhe Vjetnami. Si "Armiq të Internetit" këto shtete quhen për arsye nga më të ndryshmet. Kështu, për shembull, në Mianmar janë të pamjaftueshme mundësitë teknike për aksesin në Internet, kurse në Kubë aksesi në World Wide Web është një kënaqësi jashtëzakonisht e shtrenjtë. Kina hyri në "listën e zezë" për shkak të sistemit të filtrimit të përmbajtjes së Internetit në vend dhe përndjekjen politike të blogerëve, që luftojnë për të drejtën e lirisë së fjalës. Në të gjitha këto, sigurisht, që ka një pjesë të vërtete, por gjatë kësaj gjithkush duhet të kuptojnë qartë, se çdo medalje ka 2 anë. Në qoftë se nuk do të kufizohet në njëfarë mënyre Komuniteti Online, atëhere në Internet do të mbizotërojë anarkia, thotë Përfaqësuesi i autorizuar i Dhomës së Avokatëve të Bashkimit Europian në Rusi Aleksandër Treshiev. "Do të ishte naivitet i madh po të mendonim se World Wide Web është një e drejtë dhe shoqëri pa kufi. Kjo nuk ndodh, dhe nuk duhet të ndodhë në parim. Por ne nuk mund të mohojmë edhe atë, se censura politike nuk është me vend. Censura politike është krejtësisht e padrejtë dhe e palejueshme. Dhe nuk ka ndihmuar asnjë vend deri tani që të izolohet, ta veçojë veten nga bota e jashtme. Duke mbrojtur lirinë e fjalës, organizata "Reporterët pa kufij" mendon, se publikimi i listës së "armiqve të Internetit" do të ushtrojë ndikim jo vetëm tek përdoruesit, por edhe tek autoritetet zyrtare. Por, kryesisht, ky aktivitet është më tepër një flash-mob virtual. Si "bunus" për manifestim të veprimtarisë shoqërore nga ana e tyre, organizata "Reporterët pa kufij" u rekomandon përdoruesve në këtë ditë të shkarkojnë nga site vizatimin e një mouse kompjuteri, që po lirohet nga prangat, dhe ta publikojnë atë në site-t apo bloget e veta.