Zëri i Rusisë Rusia është e gatshme të zgjerojë radiotransmetimin në Indi në gjuhët vendase, të cilat numërojnë disa dhjetra. Për këtë njoftoi Vladimir Putin gjatë seancës së urës telekomunikative me shoqërinë indiane. "Mua më vjen jashtëzakonisht mirë nga vetë fakti, se dëgjuesit ndjekin me interesim të madh rrjedhën e ngjarjeve në vendin tonë dhe se emisionet e radiokompanisë "Zëri i Rusisë" janë të kërkuara", - tha Kryeministri i Rusisë. Putin vuri në dukje gjithashtu, se po zgjerohet radiotransmetimi edhe me shfrytëzimin e mjeteve bashkëkohore të komunikacionit.