Kësaj jave në Moskë ka qenë ish kancelari i Gjermanisë Gerhard Schröder, i cili doli përpara anëtarëve të forumit gjermano-rus me raportin kushtuar sfidave dhe shanseve për partneritet midis Rusisë dhe Gjermanisë në kontekstin e politikës europiane. Tezë kryesore e raportit në fjalë ishte: gjatë mbrojtjes, argumentimit përpara BE të zgjeruar të domosdoshmërisë së bashkëpunimit me Rusinë, Gjermania niset jo vetëm nga interesat e veta kombëtare, por edhe interesat e Bashkimit Europian. Europa gjithashtu ka nevojë për Rusinë, po ashtu si dhe Rusia për Europën. Veçanërisht evidente është ndërlidhuria e tyre aktuale duke marrë parasysh riorientimin e Rusisë drejt Lindjes, në radhë të parë, nga Kina dhe India: "Rreziku, për mendimin tim konsiston në atë, se në Europë nuk nxitohen të mbrojnë aksesin e garantuar nga Rusia në burimet energjetike. Dhe sa më shumë kohë kalon aq më e qartë bëhet, se Azia dhe SHBA-s në këtë sferë janë konkurrentë për ne. Tani fjalë nuk bëhet më mbi atë, se sa është i gatshëm të paguajë gjithkush, sepse çmimet me përfundimin e krizës ekonomike do të rriten sërish. Fjalë bëhet për atë, nëse do të kemi ne vallë, në përgjithësi, akses në burimet e energjisë. Dhe këtu ne vërejmë tashmë ndryshimet e para në politikën energjetike ruse, e cila për ne, europianët, mund të dalë e paleverdisshme. Vëllimet e furnizimeve të gazit dhe naftës ruse në Azi dhe SHBA-s në këto vitet e afërta do të vijnë duke u rritur gjithnjë e më shumë, ndryshe nga furnizimet në Europë. Po ç'duhet të bëjmë ne në këtë rast? Së pari, firmat europiane duhet të intergrohen më shumë dhe më aktivisht në degën nxjerrëse të lëndëve hidrokarbure të Rusisë. Siç e bëjnë tashmë një gjë të tillë, për shembull, kompanitë "ENI", "TOTAL", "WINTERSHALL" dhe EON Ruhrgas". Së dyti, në Rusi ekzistojnë më shumë mundësi për investime pikërisht në sektorin energjetik. Gjatë kësaj Europa nuk duhet të distancohet e ti ngrejë barriera kapitalit rus. Bashkimi i interesave të kompanive dhe përcaktimi më aktiv i interesave të përbashkëta, në radhë të parë, në sferën e sigurimit, do të çojë në kontakte më të hapura si me ekonominë ruse, ashtu dhe me shoqërinë ruse. Dhe në qoftë se ka popull me përvojë të pasur në këtë gjë - këta  janë pikërisht gjermanët. Koncepti "Ndryshimet nëpërmjet afrimit"- nuk është thjesht nocion, por dhe dukuri reale politike, e cila tashmë na ndihmoi ne, deklaroi Gerhard Schröder. - Për mendimin tim, erdhi koha për vendosjen e lidhjeve më të forta midis Rusisë dhe strukturave europiane. Por edhe kjo nuk është aspak e mjaftueshme. Unë mendoj, se me qeverinë ruse është e nevojshme të diskutohet çështja që ka të bëjë me përfundimin e marrëveshjes mbi anëtarësimin shok (associated membership) në BE. Rusia për Bashkimin Europian tashmë që prej shumë dekadash është partnere e sigurt dhe e besuar në sferën e furnizimit të burimeve energjetike. Kështu ka qenë edhe në kohërat e "luftës së ftohtë", edhe në këto vitet e fundit, dhe unë jam mëse i bindur se kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore në të gjitha kuptimet nuk janë aspak më të sigurta se Rusia. Ne do të bënim një gabim jashtëzakonisht të madh po të hiqnim dorë nga mundësia e garantimit stabil energjetik nga Rusia, ose po ti kufizonim këto furnizime. Për vende të tilla si Gjermania, partneriteti i privilegjuar me Rusinë është garanci e një furnizimi më të sigurt me burime energjetike. Dhe marrëdhëniet midis BE dhe Rusisë ne mund ti vlerësojmë pikërisht si partneritet strategjik, theksoi Gerhard Schröder.