Zëri i Rusisë Në MPJ të Rusisë e vlerësojnë raportin e Departamentit amerikan të shtetit mbi respektimin e të drejtave të njeriut në botë në vitin 2009 si tentativë për shpërqendrimin e vemendjes nga problemet e brendshme politike amerikane dhe tërheqin vemendjen ndaj situatës aspak të kënaqshme me respektimin e të drejtave të njeriut në vetë Shtetet e Bshkuara. Në veçanti, MPJ e Rusisë i propozon dikasterit të politikës së jashtme amerikane të komentojë aplikimin e torturave, sjelljen barbare apo poshtërimin e dinjitetit njerëzor në vetë SHBA-s, dhunën në familje, që çon në vrasjen e fëmijëve, ndër të tjera edhe të atyre të birësuar në Rusi, shfaqjet e racizmit dhe ksenofobisë ndaj migrantëve, intervencionin e shërbimeve sekrete në jetën private të njerëzve.