Zëri i Rusisë Me porosi të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev për në Kili do të nisen 2 aeroplanë të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme me spital mobil në bord. Siç i njoftuan Agjencisë ITAR-TASS në këtë ministri, fluturimi i tyre është planifikuar në një kohë fare të afërt. Më parë, me porosi të Presidentit rus, në Kili u dërguan dy parti me ndihma humanitare, ndër të tjera çadra banimi shumëvendëshe, elektrogjeneratorë dhe pajisje speciale shpëtuese.