Shkarko audiofailin

 

  Në Vankuveri përshëndet fillimin e Lojrave të X-ta Dimërore Paralimpike. Sportistët me aftësi të kufizuara fizike nga vende të ndryshme të botës do të konkurojnë në 5 lloje të ndryshme sporti. Rusët do të marrin pjesë në tre prej tyre: në garat me ski,  ato të skive malore dhe biatlon. Sportëdashësit e mbajnë mend fort mirë pjesëmarrjen e suksesshme të sportistëve rusë në Paralimpiadën e Torinos në vitin 2006. Ata lanë pas vetes pjesëmarrësit e tjerë edhe për nga numri i medaljeve të arta, dhe për nga numri i përgjithshëm i tyre, duke fituar 33 medalje. Dhe tani, pas debutimit të dobët të skuadrës përfaqësuese të Rusisë në Olimpiadën e madhe, të gjithë presin që sportistët paralimpikë ti sjellin fitoren Rusisë, shprehet Nënpresidenti i Komitetit Paralimpik Lev Seleznjov: "Analiza eksperte dëshmoi se ne kemi shanse të mira. Sigurisht, shumë gjëra do të varen nga kushte të ndryshme, ndër të tjera edhe ato klimatike. Por ne mendojmë se do të paraqitemi me sukses në to. Ne kurrë ndonjëherë më parë nuk jemi përgatitur kaq seriozisht për Lojrat Paralimpike si kësaj here, vazhdoi Lev Seleznjov. Ne kemi një ekip të shkëlqyer, me sportistët ka punuar një grup special shkencor. Prandaj për ne është e pafalshme të debutojmë keq", u shpreh Lev Seleznov. Për medalje Paralimpike do të rivalizojnë midis tyre 1300 sportistë me aftësi të kufizuara fizike nga më shumë se 40 vende të botës. Festa e sportit, kulturës, triumfit mbi invaliditetin, konfirmimit të aftësisë jetësore - kështu quhen Lojrat Paralimpike që do të zgjasin gati dy javë. Ceremonia e hapjes së Paralimpiadës-2010 do të zhvillohet në arenën e akullt BC Place në Vankuver. Flamurmbajtës i skuadrës përfaqësuese të Rusisë do të jetë kampioni 9 herësh paralimpik i skive malore midis të verbërve, 55 vjeçari Valeri Kupçinskij. Lojrat Paralimpike duke filluar që nga viti 1992 zhvillohen në po ato qytete ku zhvillohet dhe Olimpiada, 2-3 javë më vonë pas përfundimit të saj. Vetë emri i tyre përbëhet nga kombinimi i dy fjalëve latine: "para"- rreth dhe "olympic"- olimpik. Sportistët rusë për herë të parë morrën pjesë në Paralimpiadë në vitin 1988.

Shiko galerinë fotografike