Zëri i Rusisë "Stafetën e Fitores" të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, kushtuar 65 vjetorit të fitores mbi fashizmin, e morën nga kolegët e tyre ukrainas kufitarët e krahinës së Krasnodarit të Rusisë. Ceremonia u zhvillua në brigjet e ngushticës së Kërçit në qytetin Temriuk në territorin e muzeut "Bregorja ushtarake", i cili përjetësoi kujtimin e heronjve të luftës, njofton Agjencia ITAR-TASS. Stafeta përgjatë kufijve të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura startoi më 2 shkurt. Ajo po zhvillohet nëpër dy itinerarë dhe do të përfundojë më 28 maj, në Ditën e Kufitarit, në Kodrën Pokllonaja në Moskë.