Shkarko audiofailin


Rusia ka qenë, është dhe do të mbetet mikja më e afërt dhe më e sigurt e popullit indian, deklaroi Kryeministri rus Vladimr Putin në Internet-konferencën me përfaqësuesit e shoqërisë indiane. Konferenca lidhi me urë telekomunikative kryeqytetin e Indisë New Delhi, ku ndodhet aktualisht me vizitë zyrtare Kryetari i qeverisë ruse, me tre qytete të mëdha të vendit - Mumbai, Calcutta dhe Bangalor. Në të morrën pjesë përfaqësuesit e qarqeve indiane të biznesit, veprimtarë kulturorë, anëtarë të Klubit të dëgjuesve të "Zërit të Rusisë". Një nga dëgjueset indiane Papia Makraçi shprehu interesimin e vet për marrjen e informacionit nga Rusia, ndër të tjera mbi Olimpiadën e pritshme Dimërore të vitit 2014 në Soçi, në gjuhët kryesore të popujve që popullojnë Indinë. Vladimir Putin iu përgjigj asaj kështu: "Mua më vjen jashtëzakonisht mirë që në Indi ka dëgjues të interesuar, të cilët ndjekin ngjarjet që ndodhin në vendin tonë dhe se emisionet e radiostacionit "Zëri i Rusisë" janë të kërkuara. Vërtet, në kohërat sovjetike "Zëri i Rusisë" transmetonte për Indinë praktikisht në të gjitha gjuhët kryesore të vendit tuaj. Aktualisht emisionet zhvillohen vetëm në dy gjuhë. Dhe kjo gjë më hidhëron mua me të vërtetë. Por ka megjithatë edhe tendenca pozitive: falë shfrytëzimit të mjeteve bashkëkohore të komunikacionit ky transmetim po vjen duke u zgjeruar, ndër të tjera edhe me përdorimin e teknologjive më moderne. Por, vetëkuptohet, se kjo është e pamjaftueshme dhe se duhet të ndërmerren përpjekje në nivel qeveritar. Ne do të mendojmë patjetër mbi këtë. Meqë ra fjala, radiokompania jonë "Zëri i Rusisë" lançoi projektin e ri "Zëri i Rusisë Mobil". Tani emisionet e radiostacionit tonë mund të dëgjohen me anë të telefonit celular në 17 gjuhë në çdo pikë të botës ku ka  komunikim radiotelefonik mobil. Në një kohë të afërt ne kemi ndërmend ta rrisim numri e gjuhëve për telefoninë celulare deri në 39. Vladimir Putin iu përgjigj pyetjeve të shumta që iu drejtuan atij nga dëgjuesit, të cilat kishin të bënin me ekonominë, energjetikën atomike, studimin dhe përvetësimin e kozmosit, me lidhjet humanitare dhe shkencore. Duke folur mbi detyrat e vizitës së vet aktuale Kryeministri rus deklaroi si vijon: "India është partnerja jonë strategjike tashmë që prej shumë dekadash me radhë. Dhe kjo, para së gjithash, është dëshmi e gjallë e përkimit pothuajse të plotë të interesave tona gjeopolitike. Dhe në çfarëdo rangu që të vija unë këtu, përpara vetes shtrova një detyrë të rëndësishme - ti shërbej nxitjes së zhvillimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe kontakteve të drejtpërdrejta midis qytetarëve tanë. Kësaj here detyra kryesore për mua konsiston në atë, që të vazhdojë e të gjejë realizim në jetë gjithçka e përpunuar gjatë dakadave të mëparshme, që në periudhën sovjetike të historisë ruse. Ndër prioritetet në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe Vladimir Putin përmendi bashkëpunimin midis Rusisë dhe Indisë në sferën e teknologjive të larta.