Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

 


Në Erevan po zhvillohet seminari triditor ndërkombëtar me temë: "Zhvillimi rajonal në Kaukazin e Jugut: sfidat, mundësitë, perspektivat". Pjesëmarrjen e vet në seminar e konfirmuan paraprakisht Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Azinë Qendrore dhe Kaukazin e Jugut Robert Simson, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian në Kaukazin e Jugut Peter Semneby, bashkëkryetari i Grupit të Minskut të OSBE-së për Nagorni-Karabahun Bernard Fassier. Temën që ka të bëjë me këtë seminar do ta shtjellojë më tej në materalin e vet vëzhguesi i "Zërit të Rusisë" Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Forumi i tanishëm në Erevan nuk është gjë tjetër veçse tentativë e NATO-s, BE dhe OSBE-së për të luajtur një rol më aktiv në rajonin me rëndësi strategike të Kaukazit të Jugut. Është mjaft interesant konstatimi, se edhe në Aleancën Veriatlantike, edhe në Bashkimin Europian në momentet aktuale po ndodh njëfarë lloj "rivlerësimi i vlerave politike". Në NATO ky proces është i lidhur me konceptin e ri, më global strategjik të kësaj organizate, i cili po diskutohet tani kaq aktivisht në Bruksel. Përsa i përket Bashkimit Europian, duhet thënë, se drejtimi kaukazianojugor zhvendoset në mënyrë evidente në plan të parë në sistemin e prioriteteve të politikës së jashtme të tij, që u përcaktuan në përputhje me tezat e Traktatit të Lisbonës mbi reformimin e BE. Gjatë kësaj tërheq vemendjen ndaj vetes ai fakt, se NATO, BE dhe OSBE-ja po përpiqen të koordinojnë politikën e vet në Kaukazin e Jugut duke nxjerrë jashtë klapave Rusinë. Ndërsa kjo gjë jo vetëm që nuk përkon me parimet themelore të forcimit të sigurimit europan, por dhe kërcënohet me shpërthimin e një vale të re dhune në rajon, si rreth Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, ashtu dhe në Nagorni Karabah. Kështu që jo krejt rastësisht veprimet që po ndërmerren nga NATO dhe BE rreth Kaukazit të Jugut, ndeshen në një reagim tejet të kujdesshëm, të tendosur nga ana e shteteve të këtij rajoni. Mjaft tregues u bë edhe forumi tjetër rajonal, i cili përfundoi më 9 mars në Baku. Ai u organizua nga asociacioni i bashkëpunimit azerbajzhano-atlantik dhe Fondi gjerman i Konrad Adenauerit. Siç vuri në dukje gazeta "Pasqyra"që del në Baku, pjesëmarrësit e konferecës, të cilët u bashkuan në kuadrin e temës: "NATO: faktor i demokracisë dhe paqes për këto 60 vitet e fundit", "diskutuan rolin e Aleancës Veriatlantike në garantimin e sigurimit energjetik, stabilitetit, paqes dhe demokracisë në Europë dhe në Kaukazin e Jugut". Por ja se çfarë është interesante në gjithë këtë mesele. Siç njoftoi po ajo gazetë e sipërpërmendur, "midis pjesëmarrësve të këtij aktiviteti nuk u pa të figuronin përfaqësues zyrtarë dhe nëpunës të Azerbajxhanit". Mos ndoshta për arsyen se Baku-ja zyrtare këto kohët e fundit filloi të zhvillojë një politikë më të peshuar, më të mençur, duke marrë parasysh faktin e fqinjësisë së vet, në veçanti, me Rusinë dhe Iranin - dy shtete këto, prioritetet gjeopolitike të të cilave, duke u shprehur butë këtu, jo gjithmonë përkojnë me ato brukseliane?  Edhe një faktor tjetër, që kërkon mbajtjen e një qendrimi mjaft të kujdesshëm ndaj tentatiave të NATO-s dhe BE për të luajtur lojë të mëvetësishme në rregullimin e problemeve kaukaziane, është përvoja e tyre e dyshimtë ballkanike. Nuk është sekret për askënd, se konfliktet në Kaukaz dhe në Ballkan kanë shumë gjëra të përbashkëta në planin e rrënjëve historike, gradës së nxehjes së pasioneve ndëretnike dhe ndërkonfesionale dhe rolit të fuqive të mëdha. Dhe pikërisht tani në Ballkan lindi rreziku kërcënues serioz i shkallëzimit të ri të dhunës dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoninë fqinje me të dhe bile në Bosnjë e Hercegovinë. Në të gjitha këto konflikte rajonale janë prezente misionet e BE dhe OSBE-së si dhe kontingjentet ushtarake të NATO-s, por stabilitet afatgjatë ato nuk mundën të siguronin dot megjithatë. Dhe shkaku kryesor i kësaj është mbrojtja dhe avancimi pa doreza i interesave të tyre politiko-ushtarake në dëm të rregullimit të qendrueshëm dhe të drejtë të problemeve të mprehta ekzistuese. Mos do të ndodhë po kështu edhe në Kaukazin e Jugut?-konkludon vëzhuesi i "Zërit të Rusisë" Pjotër Iskenderov.