0Rusia dhe India janë të shqetësuara në lidhje me situatën e krijuar në Afganistan dhe kanë ndërmend të zhvillojnë partneritetin në luftën kundër terrorizmit, theksoi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në Internet-konferencën në Delhi. Për këtë njoftoi Agjencia informative RIA Lajmet. Vladimir Putin i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet e qeverisë së Pakistanit në luftën kundër terrorizmit. Ai shprehu gjithashtu besimin, se Islamabadi nuk do të mjaftohet vetëm me zgjidhjen e problemeve vetiake, por do të mendojë për atë se si  ti bëhet ballë globalisht ekstremizmit.