0Qeveria e Federatës Ruse do të punojë më aktivisht për tërheqjen e mëtejshme të investitorëve dhe kompanive të huaja në ekonominë ruse, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në Internet-konferencën me shoqërinë indiane. "Pavarësisht nga fakti se disa mjete perëndimore të informimit masiv përpiqen të paraqesin me të gjitha mënyrat imazhin negativ të Rusisë, të gjitha kompanitë e huaja vazhdojnë të punojnë aktivisht tek ne dhe asnjëra nga ato nuk ka falimentuar deri më sot, vuri në dukje Putin. Duke folur për mbështetjen e biznesit të huaj në Federatën Ruse, ai theksoi se kompanitë e huaja nuk kanë kushte më pak favorizuese se ato ruse.