0Në vitin 2009 vëllimi i eksportit rus të prodhimeve të destinacionit ushtarak kapi shumën 8,8 miliardë dollarë, njoftoi zëvendës drejtori i parë i Shërbimit Federal për bashkëpunimin tekniko-ushtarak Aleksandër Fomin. Rusia ka realizuar furnizime në 62 vende. Importuesit më të mëdhenj të armatimeve janë Algjeria, Venezuela, India dhe Kina. Sipas fjalëve të Fominit, këtë vit Rusia do të furnizojë jashtë shtetit teknikë ushtarake me shumën prej më shumë se 9 miliardë dollarësh.