0Interesat gjeopolitike të Federatës Ruse dhe Indisë si partnere strategjike përkojnë, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në Delhi në Internet-konferencën me përfaqësuesit e shoqërisë indiane. Detyrë kryesore të etapës së tanishme të marrëdhënieve dypalëshe ai quajti zhvillimin, realizimin e të gjitha përpunimeve të periudhës sovjetike. Me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik qe krijuar baza për rritjen ekonomike të Indisë, vuri në dukje Putin. Bashkëpunimi në fushën e teknologjive të larta për Rusinë dhe Indinë është prioritet, njoftoi më tej Kryeministri rus. Si shembull të zhvillimit të marrëdhënieve në këtë fushë ai përmendi krijimin e sistemit GLONASS. Konferenca do të lidhë me urë telekomunikative Delhin me tre qytetet më të mëdha të vendit- Bangaloren, Calcuttan dhe Mumbain. Radiokompania "Zëri i Rusisë" do të realizojë transmetimin direkt të Internet-konferencës.