0Drejtuesit e agjencive kozmike të Federatës Ruse dhe Japonisë diskutuan projektin e fluturimit në planetin e Mërkurit, njoftoi në Tokio Drejtori i Roskozmos-it Anatoli Perminov. Projekti, në të cilin marrin pjesë këto dy vende dhe BE, parashikon konstruktimin e aparatit i cili do të fluturojë rreth planetit Mërkur dhe do të studjojë atmosferën dhe sipërfaqen e këtij planeti. Realizimi i këtyre planeve do të fillojë në vitin 2014.