0Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov në bisedën e vet telefonike që zhvilloi të enjten me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Shteteve Arabe Amr Musa i quajti të papranueshme planet e ndërtimit të vendbanimeve të reja hebreje të Izraelit, njofton MPJ e Federatës Ruse . U theksua gjithashtu rëndësia e veçantë e takimit të pritshëm në Moskë më 19 mars të ndërmjetësve ndërkombëtarë të "kuartetit" të Lindjes së Mesme për rifillimin e procesit paqësor në rajon, thuhet në këtë njoftim. Sipas fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Shteteve Arabe, planet e Izraelit mbi ndërtimet e vendbanimeve të reja në Jeruzalemin Lindor i bëjnë të pavlefshme negociatat izraelito-palestineze.