0Në Vankuver po hapen Lojrat e X-ta Dimërore Paralimpike. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në arenën e akullt "B C Place". Flamurmbajtës i skuadrës përfaqësuese të Rusisë do të jetë kampioni 9 herësh paralimpik, skiatori Valeri Kupçinski. Në këto gara do të marrin pjesë sportistë nga pothuajse 50 vende të ndryshme. Ata do të luftojnë për medalje në 5 lloje sporti. Këto janë: skitë malore, biatloni, curling, krosi me ski dhe hokei. Garat për kompletet e para të medaljeve do të fillojnë të shtunën, njofton kanali televiziv "Rossia".