0Rusia i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Andres Fog Rasmussen një letër me parashtrimin e të gjitha pozitave të veta përkatësisht zhbllokimit të situatës rreth Traktatit mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë, ndaj respektimit të të cilit Federata Ruse vendosi moratorium në vitin 2007, njoftoi një burim diplomatik në Bruksel. Në radhë të parë Rusia kërkon anulimin e "kufizimeve diskriminuese të krahëve", të cilat faktikisht i mohojnë Federatës Ruse të drejtën për zhvendosjen e lirshme të forcave të veta ushtarake nëpër gjithë territorin e saj dhe garancitë e ratifikimit në afate sa më të shkurtra nga vendet e NATO-s të versionit të adaptuar të Traktatit të nënshkruar në vitin 1999 në Stamboll.