0Delhi dhe Moska dalin për krijimin e botës shumëpolare, deklaroi Kreu i MPJ i Indisë Somanahalli Mallaja Krishna në vigjilje të vizitës në vend të Kryeministrit të Federatës Ruse Vladimir Putin. Sipas fjalëve të tij, dy vendet kanë interesa të përbashkëta dhe qendrim unik ndaj problemeve ndërkombëtare. Gjatë vizitës së vet Putin do të takohet me Presidentin dhe Kryeministrin e Indisë, përkatësisht, Pratibha Patil dhe Somanahalli Mallaja Krishna. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në Internet konferencën me përfaqësuesit indianë të biznesit, veprimtarë të kulturës, anëtarë të Klubit të dëgjuesve të radiokompanisë "Zëri i Rusisë", të cilët ndodhen në Mumbai, Calcutta dhe Bangalore.