Zëri i Rusisë Anijet e Flotës ruse të Detit të Zi dhe të forcave ushtarako-detare të Ukrainës më 9 maj për herë të parë do të marrin pjesë së bashku në aktivitetet festive në Sevastopol kushtuar 65 vjetorit të Fitores mbi fashizmin, njoftuan në administratën e Sevastopolit. Do ta fillojnë parakalimin veteranët e Luftës së Madhe Patriotike, pas tyre do të parakalojnë daulltarët e Flotës së Detit të Zi dhe Forcave  ushtarako-detare të Ukrainës, pastaj do të vijojnë kompanitë e ekuipazheve të anijeve, këmbësorët detarë dhe të aviacionit. Mbi bazë të të dhënave paraprake, në paradë do të marrin pjesë afro 2 mijë ushtarakë të flotës ruse dhe ukrainase, njofton Agjencia "RIA Lajmet".