Zëri i Rusisë Rusia dhe SHBA shprehen të gatshme për nënshkrimin e Traktatit të ri mbi ASO në afate shumë të shkurtra. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ së Federatës Ruse Andrei Nesterenko në konferencën mbajtur për shtyp në Moskë. Ai vuri në dukje, se negociatat mbi përfundimin e Traktatit dolën në etapën përfundimtare, është bashkërenditur pjesa më e madhe e dokumentit. Andrei Nesterenko kujtoi, se më 9 mars në Gjenevë filloi raundi i dhjetë i negociatave nga delegacionet e Rusisë dhe SHBA. Po vazhdojnë konsultimet intensive për bashkërendimin përfundimtar të të gjithë kapitujve të Traktatit të ri në mënyrë që ai ti paraqitet për nënshkrim presidentëve të të dy vendeve, tha Përfaqësuesi i MPJ.