Duma Shtetërore e Rusisë miratoi ligjin, i cili zgjat afatin e veprimit të moratoriumit për klonimin e njeriut. Në mometet aktuale klonimi i njeriut ndalohet në përputhje me konventën e OKB-së në të gjitha vendet e botës. Megjithëse ekzistojnë edhe dy vende - SHBA-s dhe Britania e Madhe - në të cilat kjo tabu vepro vetëm formalisht. Në Botën e Vjetër në kuadrin e klonimit për qëllime terapeutike shfrytëzohen embrionet njerëzore, zhvillimin të cilëve e ndërpresin në ditën e 14 të jetës. Më tej embrioni i përftuar shfrytëzohet për marrjen e qelizave burimore (stamiale). Disa vite më parë në Britaninë e Madhe shkencëtarët siguruan lejen për klonimin e embrionit njerëzor për studime në fushën e mjekësisë. Kurse Rusia, për forcë arsyesh të ndryshme, dhe para së gjitha etike, u bashkua me shumicën e vendeve të botës dhe vendosi moratorium përkatësisht klonimit të njeriut, thotë Nikollai Gerasimenko, Zëvendësi i kryetarit të Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për ruajtjen e shëndetit: "Unë dua të theksoj edhe një herë, se kjo nuk ka të bëjë fare me ndalimin e klonimit të kafshëve. Në qoftë se tek ne shkenca do të jetë në gjendje të klonojë delet apo lopët, le ta bëjë një gjë të tillë pa problem. Po e njëjta gjë ka të bëjë edhe me studimet e punimet shkencore për krijimin e organeve donatore, domethënë për klonimin e indeve veshkore, të zemrës e kështu me radhë... Por ekziston megjithatë një moment i rëndësishëm. Kur njerëzit fillojnë të flasin mbi klonimin e vetes së tyre apo të afërmve, ata nuk arrijnë të kuptojnë, se me anë të klonimit mund të krijohet vetëm membrana, mbështjellja, trupi. Nuk klonohet në këtë rast intelekti, aktiviteti intelektual, morali, spiritualiteti e kështu me radhë. Dhe siç tregon përvoja e klonimit të kafshëve, për shembull me delen e njohur në gjithë botën, jeta e saj qe shumë e shkurtër. Doli se kafshët e përftuara në këtë mënyrë kanë imunitet shumë të dobët. Ato janë shumë të prekshme nga sëmundjet dhe fillojnë të shfaqin agresivitet në rritje. Kështu që shkencëtarëve i duhet të punojnë akoma shumë e shumë mbi këtë". Miratimi i ligjit të ri, i cili ndalon klonimin, u mbështet plotësisht nga i gjithë komuniteti shkencor rus. Kurse qytetarët rusë, në qoftë se do të gjykojmë nga rezultatet e anketimit sociologjik të zhvilluar pak kohë më parë, mbajnë një qendrim tejet të kujdesshëm, dyshues ndaj klonimit. Rreth 40% e respondentëve mendojnë, se eksperimente të tilla mund të kenë pasoja të paparashikueshme. Ndërsa pyetjes - nëse janë të gatshëm ata të marrin pjesë në eksperimentet shkencore të lidhura me klonimin? - më tepër se 50% refuzuan në mënyrë kategorike. Ndërsa ndaj klonimit për qëllime terapeutike të qelizave, geneve, organeve njerëzore, shumica e të të pyeturëve mban një qendrim plotësisht pozitiv. Meqë ra fjala, pikërisht një lloj i tillë studimesh shkencore dhe lejohet të zhvillohet sipas ligjit të ri të sapo miratuar në Rusi.